Edukimi jo i mirë, pasojat 0 579

Elda Beqiri

Jemi afër fundit të ‘ditës ndërkombëtare të punëtorëve’, ditë feste kjo e përvitshme. Pas një dite pushimi, për ata që punojnë për organizata shtetërore, kryesisht, mendoj se është orë e përshtatshme për të menduar pak rreth edukimit; meqë edukimi mundet të të japë mundësinë e të punuarit diku.

Do t’ju drejtohem duke ju ndarë në dy grupe:

  • Ju që punoni në profesionin tuaj
  • Ju që NUK punoni në profesionin tuaj

Në vazhdim, do t’ju referohem si ‘të parët’ dhe ‘të dytët’.

Të dyja grupimet duhet të ndihen krenarë për faktin që po punojnë. Po i jepni ditës tuaj një synim, ndërkohë që po siguroni dhe të ardhura.

Por vetëm për një moment, rikthehuni pas në kohë. Çojeni mendjen tuaj aty ku gjithçka filloi, në klasën e parë të ciklit fillor të shkollimit.

Nëse keni qënë me fat dhe keni patur një mësuese të mirë, nuk do të keni shumë gjurmë negative rreth atyre viteve.

Por nëse jeni e kundërta e rastit të mësipërm, presionet psikologjike apo dhuna fizike e ushtruar nga ato punëtore, instiktivisht ju kanë lënë gjurmë të paheqshme. Kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të pashmangshme dhe të pakontrollueshme.

Nëse keni qënë me fat, në ciklet që e pasuan ciklin e fillores, keni patur lirinë e të vendosurit drejtimin që donit të merrnit, pa influencën e shoqërisë apo familjes.

E nëse jo, ndërhyrjet e ardhura nga të gjitha anët, ju bënë të besonit se e donit vërtet drejtimin e ‘sugjeruar’.

Keq – edukimi ndikon drejtpërsëdrejti në jetën dhe mirëqënien tuaj. Jo vetëm presioni psikologjik e dhuna fizike, por dhe detyrimi i të mësuarit diçka që mendjes tuaj nuk i vjen natyrshëm është keq – edukim.

Personat që e përjetuan këtë patën dy zgjedhje:

  • Të vazhdonin të bënin diçka që nuk e donin
  • Të ndërronin rrugë dhe sikur ajo të ishte thjesht shteg

Osho, një nga filozofët që e përmendëm sot në një nga artikujt e postuar, shprehej se bota jonë po dështon për faktin e thjeshtë se “Mjeku po bën punën e arkitektit dhe e anasjellta”.

Një nga shkaqet e këtij fenomeni, përpos të tjerash, është KEQ – EDUKIMI.

Puna që ti bën, duhet të sjellë plotësi dhe prosperitet; e ndërkohë shkollimi në përgjithësi sjell lodhje, mërzi dhe stres.

Një e treta e jetës së një njeriu me shkollim të plotë, ka kaluar me ato ndjenja. E më keq akoma, nëse s’ka qënë as drejtimi i duhur dhe vitet që e pasuan atë cikël jete vazhduan po ashtu.

Po ti, cili rast je? A futesh tek ’të parët’ apo ‘të dytët’? A ka qënë fati shoqërues I rrugëtimit tënd?

Thjesht diçka për t’u menduar…

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *