KreuBusull

Intuita, rrugëtimi drejt meditimit

Elda Beqiri

Duke marrë shkas nga një libër, i cili personalisht më ndryshoi rjedhën e jetës, më lindi idea e kësaj rubrike. Libri titullohet ‘Intuita’ dhe është një përmbledhje e fjalimeve të filozofit të famshëm indian, Rajneesh, të njohur si Osho.

Para se të shfletoja atë libër të magjishëm, intuitën e njihja thjesht si fjalë, e jo si koncept. Mendoj se për shumë njerëz të tjerë mund të jetë po njësoj.

Libri është tejet informues dhe unë u futa në një botë, që do të kisha shumë dëshirë të më bashkoheshit.

Le të merremi sot me përkufizimin e intuitës, duke ia lënë rastin një tjetër dite për t’u thelluar më shumë. Për çdo koncept, është esenciale të dimë dhe të kuptojmë më së miri kallupin, më pas brendinë.

Atëherë, çfarë është Intuita?

Kërkime shkencore kanë dalë në konkluzionin se intuita na ndihmon të ndërmarrim vendime më të mira dhe na shton besimin tek vetja. Kjo mund të jetë e pabesueshme për ata që e shohin si koncept spiritual. Në realitet, është një aftësi e pranuar nga shkenca dhe tejet e fuqishme!

E përse është e rëndësishme të tregohemi intuitivë?

Intuita të mundëson mirëkuptim dhe gjykim pa patur nevojën e një justifikimi racional. Mos e injoroni atë. Mund të jetë partnerja juaj më e mirë, në pritje për t’ju bërë më të lumtur.

‘Revista Bordo’ do të sjellë artikuj të vazhdueshëm në lidhje me këtë temë. Lexuesit tanë dhe jo vetëm, meritojnë të marrin njohuritë e duhura lidhur me të.

Na ndiqni!

 

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF