KreuCelebrity

Për ta mbyllur sa më mirë ditën, ju sugjerojmë të shihni foton e adhurueshme të Renee me Robertin!

Le t’ju bëjmë një pyetje të thjeshtë? Na tregoni pak, cili është çifti juaj i preferuar në showbizin shqiptar? Ka disa, por jemi të bindur që një prej tyre do të ishte pa dyshim Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Historia e tyre e dashurisë ka nisur rreth 10 vite më parë. Ata janë të preferuar nga publiku jo vetëm për talentin, por edhe për pamjen e jashtme; Nora e adhuruar nga djemtë dhe Roberti i adhuruar nga dhjetëra e dhjetëra vajza.

Çifti ka së bashku edhe një vajzë, që quhet Renne, e cila pa dyshim është një personazh që tashmë të gjithë e njohim. Për shkak të postimeve të nëjëpasnjëshme që Nora ose Roberti bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale, ajo ka fituar zemrat e publikut dhe pse jo të ketë fansat e saj.

I’m Blessed. Urimi ma i mire najhere n’jete babyRenee

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Megjithatë, ne do të ndalemi tek një foto shumë e bukur e postuar nga Nora Në Instagram, të cilën e shpallim, pa më të voglin dyshim, si foton më të bukur të mbrëmjes. Rennenë e vogël e ka zënë gjumi në supin e babain dhe Nora nuk ka nguruar që ta ruajë ndalë këtë moment nëpërmjet një fotoje.

Nëse keni kaluar një mbrëmje jo shumë të mirë, atëherë mendojmë që kjo foto do t ‘jua rregullojë paksa humorin. A nuk është e adhurueshme?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF