Së shpejti do bëhet baba, por si të gjithë prindërit e rinj, edhe Eno Popin e mundon diçka 0 988

Ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij private, ndonëse është një figurë shumë mediatike, i cili është rritur në ekran. Eno Popi, është bërë së fundmi pjesë e portale me lajmin se së shpejti do të bëhet baba i një vajze të vogël, dhe mesa duket instikti i babait e ka ndryshuar edhe në disa mendime apo qëndrime, që kohë më parë nuk i përceptonte.

Ai ka qenë i ftuari i radhës në NRG Radio ku është ndalur të flasë për partneren e tij, karrierën, si ndihet kur e mendon faktin që shumë shpejt do të jetë baba. Edhe Enon, si të gjithë prindërit e tjerë, e mundon i njëjti problem, ka të njëjtën frikë: a do mundet ai ta edukojë fëmijën, t’i mësoj atij se çfarë është e mira dhe çfarë është e keqja në këtë jetë?

“Mua më frikëson vetëm mënyra se si do ta rris dhe do ta edukoj. Nuk e di, s’jam as i pari as i fundit. Njerëzit më thonë, hë mo dhe ti tani… sipas mënyrës që familja ka lënë tek gjithsecili prej nesh, po sikur të rriteshin fëmijët kështu…”. Ai ka treguar se një prej shembujve të prindërimit që ka komplimentuar shumë shpesh, është Julka, ku nëpërmjet postimeve në Instagram arrin ta përcjellë harenë që mbizotëron në shtëpinë e saj.

“Një prej shembujve që e kam komplimentuar shpesh është Julka për familjen e bukur dhe mënyrën si vjen tek njerëzit që e ndjekin [në Instagram], ku ka në familje shumë argëtim dhe shumë gëzim, sikundër kam dhe të tjerë ku vetëm ankohen dhe gjithmonë ty të kap dilema, pra fjala vjen, mund të dorëzohesh në një moment?”, u shpreh ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *