KreuCelebrity

Të fundit mbi vdekjen e Avicii-t, DJ ka kryer vetëvrasje!

Ndarja e parakohshme nga jeta e Avicii-t ka sjellë vetëm lajme të njëpasnjëshme lidhur me arsyet e vdekjes së DJ të famshëm. Deklaratat e familjarëve, partneres e miqve të ngushtë kanë shtuar edhe më shumë dyshimet që artisti ka kryer vetëvrasje. Sipas të gjitha gjasave, kjo rezulton mëse e vërtetë…

TMZ ka zbardhur të tjera detaje, duke informuar se Avicii është vetëvrarë me një copë xhami. Hemorragjia e shkaktuar ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të DJ. Artisti ka qenë me pushime në Oman, megjithatë prej kohësh ankohej për stresin dhe depresionin e herë pas hershëm. Në dhomën e tij është gjetur një shishe vere e thyer, nga ku dhe ka siguruar copën e xhamit.

Avicii ka patur plot probleme me alkoolin, ashtu sikurse vuante dhe nga nderlikimet mendore. Ky pritet të jetë lajmi i fundit mbi Avicii-n…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF