KreuCelebrity

Fifi e lidhur me reperin shqiptar? Vjen përgënjeshtrimi: S’ kam flirtuar me asnjë prej kolegeve

Lajmi i ditës së djeshme ishte deklarata e Stresit, i cili u shpreh se ka qenë i lidhur me Fifin. Reperi ishte i ftuar në ‘NIN-Haje ose Thuaje’, emision që e vuri Stresin përballë një pyetje disi të sikletshme. Cila ka qenë ajo kolege me të cilën këngëtari ka patur  marrëdhënie ose flirt? Stresi nuk i ështê shmangur pyetjes, duke u përgjigjur me një emër konkret. “Është një kolege, Fifi”, u shpreh ai.

Por mesa duket, Stresi ka shfrytëzuar marrëdhënien e mirë që ka me këngëtaren dhe ka thënë thjesht emrin e saj, në mënyrë që të shmangte konsuminin e ndonjë ushqimi të shpifur që mund t’i jepnin në rast se nuk do të përgjigjej. Por asgjë nuk është e vërtetë. Fifi dhe Stresi janë vetëm shok të mirë dhe asnjëherë nuk kanë pasur asnjë raport tjetër përtej kësaj. Këtë gjë e konfirmoi vetë ai, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, menjëherë pasi lajmi për to mori dhenë!

“(…)Thuani nuk dini të kuptoni një lojë në një televizion prestigjoz (…) Me asnjërën prej kolegeve s’kam pasur të bëj e as të kem pasur flirt apo diçka tjetër “, u shpreh ai.

Tashmë, Stresi po shijon romancën me një tjetër vajzë, të cilën e quan dashurinë e jetës. Ai është fejuar para pak kohësh, e mesa kemi kuptuar planet për dasmë nuk janë dhe shumë të largëta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF