KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar rrëfen: “Ja për çfarë më zhgënjeu Miriami!”

Kemi parë plot raste ‘inatesh’ mes artistësh në shoubizin shqiptar, por jo vetëm. Dihen tashmë rrethet miqësore dhe ato armiqësore, që në të dyja rastet, sjellin jo pak interes. Megjithatë, rasti i Miriamit me Ylli Limanin nuk përfshihet domosdoshmërisht në ndonjë nga këto grupe…

https://www.instagram.com/p/BiPgKcBHRJw/

Siç dhe e mësuam një nga të premtet e ‘Voice Kids’, Ylli ishte një nga ata ish-konkurrentë të vegjël të edicionit të parë të spektaklit, i cili nuk ia doli të ishte për shumë gjatë pjesë e atij rrugëtimi. Cani u shpreh disi e penduar që nuk e kishte kthyer karrigen për Limanin, edhe pse theksoi se ky vlerësim i saj nuk vlente tashmë në karrierën e suksesshme artistike të këngëtarit. Po Ylli, e kishte Miriamin trajnere të preferuar?

https://www.instagram.com/p/BhmPEtPHfIl/

“Desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike. Por, ajo nuk u kthye…”, ka thënë artisti për ‘Pasdite në Top Channel’, duke u kthyer pas në kohë në periudhën e edicionit të parë të ‘Voice Kids’. Epo, një zhgënjim që gjithsesi nuk e ka penguar karrierën artistike të Yllit…

https://www.instagram.com/p/BhclRioH4vR/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF