“Komedia që shkon për dreq”, së shpejti premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu”! 0 450

“Kur vjen e keqja hapi derën”, kjo është gjëja e parë që na vjen ndërmend të themi kur të këqijat na vijnë njëra pas tjetrës në jetë. Pikërisht në këtë linjë, do të vijë edhe shfaqja teatrale ”Komedia që shkon për Dreq” me regjinë e Driada Dervishi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisu” në Durrës.

Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë  dhe pa dyshim ajo përfundon në një dështim. Kjo shfaqje bëri bashkë emra të mëdhenjë të aktrimit në Shqipëri si Bujar Asqeriu, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Gentian Zenelaj Sokol Angjeli, Donald Sehu si dhe riktheu në skenën e teatrit, Monika Lubonjën.

Premiera do të jetë në datën 4 maj, e ndërsa shumë shpejt do të vijë në Tiranë dhe më pas do të lëvizë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Previous ArticleNext Article