KreuCelebrity

Luana na tregoi se s’ka operacione plastike me këtë foto të 7 viteve më parë!

Është vendosur shpesh herë në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe të komentuesve në rrjetet sociale për ndryshimin që ka pësuar ndër vite Luana Vjollca. Ajo është “akuzuar” se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe në trup, por moderatorja e ka argumetuar me faktin që është thjesht procesi i rritjes, apo edhe i kilogramëve të tepërt që ajo ka shtuar viteve të fundit.

Së fundmi është përfolur që Luana ka zmadhuar të pasmet dhe ka zvogëlua belin, por si për të na vërtetuar që një gjë e tillë nuk është e vërtetë, moderatorja seksi ka publikuar në Instagram një foto të saj rreth shtatë vite më parë teksa ndodhet me pushime, në të cilën ka vënë theksi te beli i hollë dhe tek pasmet e mëdha.

“7 years ago…Si ishte muhabeti i belit dhe i këtyre gjërave të tjera dmth”, shkruan ajo bashkangjitur fotos.

Luana është ndër të paktat moderatore që ka zgjedhur që të mos i përgënjeshtrojë lajmet që shkruhen për të ndonëse ato kanë qenë vetëm sajesa, mirëpo mesa duket komentimi i tepërt i formave të saj trupore, sipas të cilëve ia atribuojnë kirurgjisë plastike, ka arritur limitin. Pra keni më dyshime pas kësaj fotoje?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF