KreuCelebrity

Nuk e prisnim, por Alban Skënderaj do të bashkëpunojë me këtë reper shqiptar!

Njihet për stilin e veçantë të këngëve dhe zërin unik, ashtu sikurse dhe Mirjami e pohoi para pak kohësh, Albani vështirë se mbetet pa projekte të reja. I dedikuar ndaj karrierës muzikore, Skënderaj kujdeset të sjellë publikun sa më pranë vetes me këngë e koncerte të ndryshme. Por, këtë herë surpriza duket se do të jetë edhe më e veçantë…

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Albani ka bashkëpunuar me shumë nga kolegët e tij, ndërsa kënga e re do të jetë edhe nën kujdesin e një prej reperëve më të famshëm shqiptarë. Bëhet fjalë për MC Kreshën, e lajmin e ka bërë të ditur vetë Skënderaj, nëpërmjet një postimi në Instagram. Kënga do të quhet “Ping Pong”, e duke marrë parasysh famën e pëlqyeshmërinë e dy këngëtarëve, me siguri do të bëjë bujë sa duhet. Nuk dihet ende data e publikimit, edhe pse Albani ka lajmëruar: “Së shpejti”.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Fansat janë entuziazmuar për një bashkëpunim të tillë dhe shumë prej tyre parashikojnë se ky do të jetë hiti i radhës. Një dyshe interesante!

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF