KreuCelebrity

Pritej një 1-vjetor i paharrueshëm, por kaq shumë dashuri nuk kishim parë mes Tunës dhe Patrisit!

Tiani aq shumë i komentuar i Instagramit festoi sot 1-vjetorin e lindjes. Eh, mund të duket e afërt koha kur vogëlushin e familjes Berisha e shihnim me sytë ende të mbyllura nga ardhja në jetë, por ja që koha kalon shpejt si për çdo fëmijë tjetër në rritje e sipër. Siç dhe pritej, Tuna dhe Patrisi i kanë organizuar një ditëlindje të veçantë, me muzikë ‘live’ mes gjelbërimit e me plot miq të ftuar.

Patrisi ka ndarë një video, ku ka prezantuar këngëtaren dhe ata të cilët nuk munguan në këtë ditë kaq të shënuar për çiftin. Ashtu sikurse dhe mund ta imagjinojmë, Tuna ka qenë plot energji për të kërcyer e për t’u dëfryer. Ajo nuk ka ngurruar t’i japë një përqafim nga pas Patrisit, duke na treguar kështu se të dy janë më të dashuruar se kurrë. Me Tianin në krah, themi pa frikë se familja e këngëtares është ndër ato tablotë perfekte, mbushur me dashuri e përkushtim.

Nuk dihet nëse Roberti dhe Nora kanë qenë të pranishëm në këtë event, edhe pse me aq sa kuptohet, ata nuk janë bërë pjesë e festimit. Në këtë rast, mjaftom dashuria që shpalos imazhi i Tianit, Tunës dhe Patrisit së bashku!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF