KreuBusull

Respekti për veten dhe jeta sociale

Elda Beqiri

Koha që ti i jep vetes për të menduar tema të tilla të thjeshta, është shumë e rrallë. Dhe është e çuditshme se si i dedikojmë kohën tonë të çmuar gjërave të tjera, e jo marrdhënies me veten.

Çfarë do të thotë të respektosh veten?

Vetë – respekti është predispozimi i njeriut për të përjetuar gjithë sfidat e jetës, duke e ditur që e meriton të jetë i lumtur. Aftësia për të drejtuar veten duke qënë regjizor i jetës tënde, është vetë – respekt.

Të pranosh që nuk je viktimë, përkundrazi, mund të bësh ç’të duash!

Të kuptosh se ke aftësinë për t’i rregulluar gjërat, ose për t’i ndryshuar ato, është vetë – respekt.

“Ti e ke kontrollin! Bota nuk po të drejton ty! Ti ke fuqinë të krijosh jetën tënde. Pranoje që e meriton të jesh njeri i lumtur! Pranoja vetes këtë. Respektoje veten!”

Numri i njerëzve që gjejnë vetëvrasjen si zgjidhje në Shqipëri dhe në botë gjithashtu është rritur në shkallë alarmante. Një nga shkaqet e shumta që ndikojnë në këtë fenomen është mungesa e respektit për veten.

“Duhet të kuptosh që nuk ke pse të vuash. Ti e meriton të kesh çdo gjë që do. Duhet ta kesh prioritet lumturinë tënde!

Ti nuk je viktimë. Je qendra e jetës tënde, je shumë i rëndësishëm! Ki besim te vetja.

Çdo gjë kalon me kohën.

Vlerësimi dhe respekti për veten janë brenda teje. Janë pikërisht ato që do të të ndihmojnë për të gjetur zgjidhjet.

Mos e lejo negativitetin të të përfshijë.

Mos ji personazh, por protagonist i jetës tënde!”

Shënim: Ligjëratat e mësipërme janë marrë nga video e mëposhtëme, e cila na ndihmon shumë në kuptimin e konceptit të të respektuarit veten.

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF