Shokon Kanye West: “Skllavëria për mua? Çështje zgjedhje!” 0 295

Kanye West shkaktoi shumë reagime negative me suportin e treguar ndaj Donald Trump para disa ditësh. Një status i tij në Twitter shkaktoi plot polemika, ashtu sikurse ktheu jo vetëm fansat, por edhe kolegët kundër reperit. Këtë herë, West ka shokuar edhe më shumë gjatë intervistës për TMZ.



Kanye sqaroi deklaratën paraprake, duke shpjeguar se e do shumë presidentin e SHBA-ve, duke mos lënë mënjanë faktin se vijon të përfaqësojë komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Por, biseda këtu mori një kthesë të papritur. West ka thënë se sipas këndvështrimit të tij, skllavëria ka qenë çështje zgjedhje. Arsyeja? “Askush nuk rri skllav për 400 vite rresht. Tingëllon më tepër si çështje zgjedhje…”, ka thënë reperi dhe kaq ka mjaftuar që edhe punëtorët e prapaskenës në studio të reagojnë kundër West.

Twitter-i është mbushur me statuse akuzuese ndaj reperit, ndërsa duket se Kanye po humbet fansa çdo ditë e më shumë. Kjo po që ishte e papritur!

Previous ArticleNext Article