KreuCelebrity

Dasmë në qershor? Jo vetëm! Jona Spahiu, në pritje të ëmbël

Jona Spahiu për momentin është një prej personazheve më të përfolura në showbizin shqiptar. Kohë më parë, ajo kishte pranuar që ishte në një lidhje, por preferoi që ta mbante larg vëmendjes së mediave, megjithatë gjërat kanë ndryshuar. Moderatorja bukuroshe tashmë e ka bërë publike lidhjen e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri, nëpërmjet disa fotove publikuar në rrjetet sociale.

Ditëve të fundit është përfolur shumë që Jona do të martohet së shpejti, e ndërsa burime për Gazetën Shqiptare bëjnë me dije që Jona është në një pritje të ëmbël. Jona nuk ka komentuar mbi lajmet që qarkullojnë dhe as për shtatzëninë, por burimet tregojnë se moderatorja tashmë është katër muajshe.

Jona dhe Frenklin do të kurorëzojnë marrëdhënien e tyre në martesë në qershor të këtij viti. Ndoshta kjo është dhe arsye e shtimit të peshë që moderatorja ka pasur kohët e fundit…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF