Erleta të tjera akuza ndaj Kastros: “Çdo dy javë në Kosovë, por fëmijës s’i vjen as për ditëlindje!”

Marrëdhënia mes Kastro Zizos dhe Erleta Hotit duket nga ato pikantet, që qendrojnë shumë larg imazhit të ish-partnerëve model. Moderatorja e ka akuzuar shumë Kastron së fundmi lidhur me pakujdesinë e treguar ndaj vajzës së tyre, Nias. Edhe pse këngëtari i ka mohuar fjalët e Hotit, kjo e fundit nuk është ndalur me kaq.

Së fundmi, Erleta ka postuar një status në Facebook, ku i ka përmendur Kastros shumëçka. Ajo ka theksuar se fakti që Zizo mban disa punë njëherësh, e ka distancuar nga kujdesi për të bijën. “A di kush që s’i vjen as për ditëlindje fëmijës, e në anën tjetër çdo dy javë je në Kosovë?”, ka qenë një ndër akuzat më të forta të Erletës. Ajo ka vijuar me të tjera detaje, duke u përpjekur të tregojë papërgjeshmërinë e Kastros lidhur me Nian.

E për ta përmbyllur, Hoti ka shkruar: “Kështu që, leji intervistat serioze dhe bëhu pak më i sinqertë me veten. Zoti t’rujt, po ashtu!”, për të ironizuar me këtë të fundit frazën e përdorur nga Zizo kundrejt Erletës, në intervistën për Panorama Plus. Të reagojë Kastro, vallë?…

Previous ArticleNext Article