Në finalen e Champions League do të perfomojë një këngëtare shqiptare 0 199

Të gjithë jemi në pritje të Champions Leage. Mbrëmjen e djeshme, u zbulua dhe finalistja e dytë e cila do të përballet me Real Madrid më 26 maj në Kiev. Ndoëse u mund nga Roma me 2-4, Liverpool ia doli të kualifikohet me rezultatin e përgjitshëm 7-6.

Mirëpo nuk do të flasim këtu për lajme që ka lidhje drejtpërdrejt me sportin, por për një lajm të gëzueshëm që përfshin edhe shqipërinë. Një shqiptare do të jetë pjesë e ceremonisë së hapëse të finales më 8 maj. Dhe kush tjetër mund të ishte përveç se Dua Lipa.

“Një tjetër këngëtare fantastike do të performojë në ceremoninë e hapjes së Champions League”, shkruhet në spotin zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të UEFA Champions League.

Ky ka qenë pa dyshim viti i Dua Lipës. Sukeset për të nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin me DJ e njohur Calvin Harris, i cili është shndërrua brenda një kohe të shkurtër në hit.

Previous ArticleNext Article