KreuCelebrity

“E ëmbla ime”, komenti i Krenarit në foton e Luanës na vërtetoi që ato janë në një lidhje

Është në qendër të vëmendjes së mendiave rozë, pothuajse çdo ditë për të shkruhet ndonjë lajm, por në asnjë prej tyre është diçka për jetën e saj private, por vetëm për format e saj truore apo për ndonjë foto seksi që ajo herë pas herë sigurohet të postojë në rrjetet sociale.

Prej muajsh është përfolur për lidhjen e saj me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Ndonëse çifti as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar kurrë, fotot e kapura nga paparacët, ku ato të dy shfaqen pranë njëri-tjetrit të kapur për dore, apo postimet me nënkuptime të Luanës, na ka konfirmuar se ato janë në një lidhje.

Dhe këtë sapo e konfirmuam edhe nga komenti që Krenari i ka bërë Luanës në foton e fundit që moderatorja seksi ka postuar, ku e thërret “e ëmbla ime”.

“Më bukur se kaq nuk ka ku të shkojë. E ëmbla ime”,shkruan ai në foto.Padyshim Luana ka zgjedhur që të mos i kthejë përgjigje, por kanë qenë komentuesit që nuk e kanë lënë pa ngacmuar. “Pse nuk i kthen përgjigje burrit”, shkruan një prej tyre.

Luana është duke bërë një pushim të shkurtër nga ekrani. Me përfundimin e sezonit të parë të “Shiko kush luan”, Luana është shprehur se po punon fort për disa projekte të reja, por që do të na duhet të presim paksa në kohë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF