KreuCelebrity

Komentohet look-u dhe zëri i Eugent Bushpepës në Eurovizion

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga gjysmëfinalja e madhe të Eurovizion, në kanalin zyrtar në Youtube janë publikuar video të shkurtra ku na prezantohet me një pjesë e performacave që do kenë artistët në netët live. Pa dyshim, duke qenë se jetojmë në epokën e internetit,  konkurretët kanë mundësinë për të mësuar paraprakisht se si është pritur nga audienca kënga e tyre, performanca, skena, por edhe paraqitja e jashtme, duke nisur që tek modeli i flokëve ashtu edhe veshja.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga një vokal shumë i fuqishëm, siç është Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Referuar komenteve të mbërritura, jo vetëm në klipin zyrtar, por edhe në videon e publikuar gjatë provave në skenën gjigande të festivalit Europian, është e pamundur që të gjejmë komente negative. Të gjithë vlerësojnë këngën, zërin, performancën, gjithashtu dhe veshjen, shumë rock në të njëjtën linjë me këngën, por që e bën Gentin të duket shumë elegant dhe seksi njëkohësisht.

Videoja është publikuar vetëm pak ditë më parë, konkretisht më 29 prill 2018; ka marrë mbi 129 mijë shikime dhe mbi 700 komente, të cilën e shohin Gentin si një prej pretendetëve kryesor për çmimin e madh.

Genti ngjitet në skenën e Eurovizionit me një këngë, tekstin dhe muzikën e së cilës ka bërë ai vetë, nisur nga një ndjesi personale. Për veshjen e tij, është kujdesur stilistja e njohur Enada At’Nikolla.

Ne s’na mbetet gjë tjetër përveç se t’i urojmë Gentit shumë fat.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF