Mashkulli i preferuar i femrave, por Lorik Cana këtë herë na prezantohet me një pamje ndryshe!

Sa herë përmendim të famshmit shqiptarë, emri i tij është ndër të parët në listë. Me ndjenjë të theksuar patriotike, por edhe një pamje marramendëse, Loriku u përfol gjatë për historitë e dashurisë me të famshmet shqiptare ndër vite. Realiteti? Ish-kapiteni i Kombëtares po shijon jetën bashkëshortore me partneren e tij Italiane, si dhe vogëlushin e tyre.

Këtë herë, Cana është paraqitur krejt ndryshe nga se e njohim. Nëse të gjithë e njohim me pamjen burrërore e trupin e formuar tipik prej sportisti, Loriku duket se nuk ka patur mundësi zgjedhje me modifikimin e fundit në look. Me flokët e kapura me aksesorë rozë, ka qenë mbesa e Canës ajo që ka ndryshuar shumëçka në paraqitjen e tij. “Model i ri flokësh për dajën”, ka shkruar ish-kapiteni i Kombëtares në foton e postuar në Instastory. Loriku nuk ka patur frikë të ekspozohet kështu në sytë e ndjekësve, pasi për të ka patur më shumë rëndësi përkushtimi i mbesës ndaj tij.

 

Cana po shijon çdo herë e më shumë edhe kohën e shpenzuar me të birin, me të cilin poston jo pak foto. I shkon dhe kjo pamje Lorikut, apo jo?

Previous ArticleNext Article