KreuBusull

Yves Rocher prezanton Act Beautiful mes njerëzve të medias dhe modës në Tiranë!

Një event bukurie nuk duhet të jetë vetëm prezantim i një produkti, një kohë e kaluar bukur me një gotë mes vajzave të ekranit, medias dhe modës, e mandej fotot e rastit dhe dhuratë produktet për pjesëmarrësit. Kjo është një klishe që ndodh rëndom. Por jo dje. Eventi i kompanisë franceze Yves Rocher, ku u prezantua fushata Act beautiful ishte mbi të gjitha një leksion sesi duhet të bëhen të tilla aktivitete. Ose ndoshta emri I markës të orientonte që ta shihje ndryshe këtë brand. Personalisht, produktet e firmës i kam përdorur shumë rrallë dhe si shumica e të ftuarve nuk dija thuajse asgjë për këtë brand. Por, historia e mrekullueshme e një njeriu që iu dedikua krijimit të produkteve organike të bukurisë siç ishte Yves Rocher, më befasoi, teksa dëgjoja përfaqësuesit e kompanisë mëmë, Cornelia Nitu, Maud Grenier të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë. Në vitin 1957 themeluesi Rocher bëri laboratorin e parë në bodrumin e shtëpisë së tij, ndërsa sot 150 specialistë punojnë në kompaninë lider të kozmetikës, në Francë, e cila është e vendosur në një pronë gjigande të kompanisë ku mbillen, rriten dhe prodhohen bimët me të cilat realizohen gjithë produktet e kësaj linje. Në fillim krijuesi Rocher i shiste produktet e tij në një dyqan dhe porositë bëheshin me postë, sot ky emër është i shpërndarë në mbarë globin, me afërsisht 500 dyqane në Francë dhe 8 dyqane në Shqipëri e Kosovë, përkatësisht 4 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 3 në Prishtinë, ndërsa numëron 30 milionë kliente besnike në gjithë botën!

Produkti më i ri  kësaj kompanie është Hydra Vegetal, një rifreskim i produktit ekzistues, i cili vinte i përmirësuar në mjaft faktorë, e mbi të gjitha tashmë ishte 99 % bio.

E gjithë linja konsiston në hidratimin sa më të plotë të lëkurës, që nga ajo e thatë, e yndyrshme apo mikse.

Baza e kësaj linje është bima edulis, e familjes së aloevera, bimë që kultivohet në tokat e kompanisë, në të cilën që prej 2009-ës është çelur edhe një hotel Spa me katër yje Eco-Hotel Spa, një oaz paqeje, relaksi dhe përkujdesjeje të produkteve organikë të së njëjtës tokë!

Në Gacilly të Francës në Bretagne në tokat e lindjes së krijesit Yves Rocher kompania kultivon bimë emblematike në 55 hektarë fusha të agrikulturës Biologjike. Ky kopësht botanik gjigand ka mbi 1500 lloje pemësh! Çdo gjë është menduar nga kompania për të përjetuar dhe mirëmbajtur natyrën. Gjithë kjo demarshe natyrale frymëzohet nga modeli dhe përgjgjshmëria e markës ndaj planetit dhe bukurisë.

Historia që ka është një nga pikat më të forta të kompanisë, ashtu sikundër edhe vizioni që lideri i saj ka pasur dhe vijon të trashëgohet nga pasuesi i Rocher, nipi i tij, tregoi gjatë prezantimit drejtori i marketingut të gjigandit Yves Rocher!

Prezantimi i filozofisë së fushatës Act Beautiful, mandej përvojat e personazheve të ndryshëm dhe inovacionet e kompanisë ishin përgatitur me materiale video, të cilat përveçse informonin dhe të fusnin më thellë në botën e kompanisë, thyenin dhe rutinën e një prezantimi formal, ku interesi humbet shpejt!

Kush nuk do të donte të dinte më tepër e të provonte më tej produktet e Yves Rocher?! Ato që u gjendën në një sallë me mua, padyshim që po! Gjë që u duk edhe në vijimin e bisedave gjatë koktejlit, ku ashtu sikundër dekori edhe ëmbëlsirat e përgatitura në këtë rast i bashkoheshin tematikës së Act Beautiful!

Ah, se për pak harrova… mertia e këtij eventi elegant i takon padyshim edhe kompansië Le Spot, organizatores së kësaj pasditeje sa bukurie aq edhe kulturore!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF