KreuArt

5 shprehjet e famshme të Audrey Hapburn, që do të frymëzojnë këdo!

Audrey Hepburn e tejkelanonte imazhin e femrës së bukur. Plot feminitet dhe me një inteligjencë që e shpërfaqte kurdo, Hepburn mbetet ndër të preferuarat e kinematografisë. Stili i saj i jetesës ka qenë ndër më interesantët, ndërsa frazat më të famshme të artistes kanë frymëzuar breza të tërë.

Një romantike që nuk u dorëzua kurrë, humanitare deri në fund të jetës, feministe e lindur, Audrey nuk përfshihet tek gjereta e harruar e aktoreve. Nëse ju duhet një frymëzim për të nisur diçka ndryshe këtë fundjavë, inspirohuni nga shprehjet më të famshme të Hepburn!

1. Fitorja ime më e madhe ka qenë aftësia për të pranuar të jetuarit me veten. Jam shumë larg njeriut që do doja të isha. Por kam vendosur që nuk jam dhe kaq keq kështu siç jam.
2. Pse të ndryshojmë? Çdokush ka stilin e tij. Sidomos kur e ke gjetur atë, mos iu ndaj.
3. I dashuroj njerëzit që më bëjnë të qesh. Sinqerisht, mendoj se të qeshurit është ajo çka më pëlqen më së shumti të bëj. Shëron një sërë sëmundjes.
4. Një dukje seksi i tejkalon kufijtë e përmasave. Nuk më duhet një dhomë gjumi për të provuar feminitetin tim.
5. Besoj tek të qendruarit i fortë, kur gjithçka shkon për ters. Besoj se vajzat e lumtura janë më të bukurat.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF