A e dini që prezantuesja shqiptare, dikur punonte babysiter?!

Meqë pak ditë më parë ishte 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, kamera e “Jo vetëm Mode” është ndalur të pyesë artistët që ishin pjesë e koncertit të mbajtur në shesh, se cila ka qenë puna e tyre e parë. Për disa prej tyre ka qenë befasuese, e ndërsa për disa të tjerë si Lali Eri, e dinim dhe nuk u çuditëm.

Për Arilena Arën, Alban Ramosaj, nisur edhe nga mosha e tyre shumë e re, puna e parë ka qenë muzika, e ndërsa nuk e dinim që moderatorja Arjola Shehu që ka punuar si babysitter, ndonëse për vetëm një muaj,  dhe është paguar 1000 lekë të reja  ora.

“Puna ime e parë ka qenë babysitter, kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth 3 orë në ditë dhe paguhesha 1000 lekë të reja  ora. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është striptiste”, tha Shehu.

Por aq çudi na bëri kur dëgjuam edhe punën e parë të këngëtares Argjentina Ramosaj.

“Unë kam jetuar në Holandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam nisur punën shumë herët kam bërë kontrollimin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele. Puna më komode për mua është muzika. Puna që nuk do bëja kurrë është trajnere fitnesi, nuk më pëlqen fare”, tha Argjentina Ramosaj.

Ndërsa Ledri Vula i cili është ndër këngëtarët më të pëlqyer tha se puna e tij e parë ka qenë si ndihmës trajner basketbolli dhe se për të është paguar 20 euro. “Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do bëja kurrë, nuk di të pikturoj”, tregoi Ledri Vula.

Previous ArticleNext Article