Emisioni i ri në Klan, dy vajzat e ekranit akuzojnë se iu kanë vjedhur idenë!

U mësua se Klan do të sjellë një program të ri, i cili dallon nga ato që kemi parë deri më sot. “Check In” është emisioni që do të transmetohet sot për herë të parë në orën 14:30, protagoniste të së cilit do të jenë Dorjana Daka dhe Albana Nanaj. Gjithçka do të konsistojë në një cikël dokumentarësh të udhëtimeve të vajzave nëpër botë.

E ndërsa shumëkush mund të jetë entuziast për të parë këtë risi në ekran, dy nga vajzat e ekranit kanë ngritur akuza për vjedhje projekti. Einxhel Shkira ka qenë e para që ka publikuar lajmin në Instastory, duke etiketuar emrin e Anna Likës: “Na paska vjedh projektin me detaje. Sa të shkathët janë ca njerëz”, ka shruar ajo mbi foto. Ndërsa, Lika duket se është edhe më e indinjuar ndaj kësaj të reje të fundit. “Epo të kam thënë o Einxhel, mos fol. Na dy vjet punë dhuratë miletit”, ia ka kthyer Anna.

Mesa duket, vajzat janë të bindura se ky projekt nuk është as më shumë e as më pak se sa ideja e tyre. Mbetet të presim reagimin nga stafi i “Check In”…

Previous ArticleNext Article