KreuFashion

I urreni aknet? Atëherë mbani larg këto 3 produkte ushqimore në veçanti!

Askush nuk i do aknet. Na shoqërojnë nga nisja e adoleshencës, e ndodh që të mos na lënë të qetë as vitet në vijim. Rendim pas kremërave dhe maskave për eleminimin e tyre, edhe pse ka raste që duket sikur asgjë nuk funksionon.

Mund ta keni dëgjuar me qindra herë, e po aq herë ta keni nënvlerësuar: ushqimi ndikon shumë në lëkurën tonë. Një regjim i shëndetshëm dhe i mirëbalancuar do të na mbajë larg telasheve me aknet. Nëse keni probleme serioze në këtë aspekt, atëherë duhet medoemos të eleminoni sa të mundni këto tre produkte në veçanti!

Bulmeti
Nëse vuani seriozisht nga aknet, produktet e bulmetit duhet të ndalohen seriozisht nga ju. Duke qenë se janë të vështira për t’u tretur, toksinat qendrojnë për më gjatë në trupin tuaj. Provojeni për gjashtë javë ndërprerjen e ushqimeve të kësaj natyre dhe do të vëreni rezultate të menjëhershme.

Sheqernat
Të gjithë e dimë që ndikojnë negativisht tek aknet, por ndoshta nuk keni marrë parasysh seriozitetin e problemeve që shkaktojnë në lëkurë. Sheqeri është një inflamator që ‘ndez’ njollat e kuqe ose paraoërgatit daljen e akneve në fytyrë, që në momentin që e konsumoni. Ndaj, ndërpriteni menjëherë përdorimin e tij.

Alkooli
Alkooli përmban sheqer me shumicë. Veshka dhe mëlçia vihen në funksion të menjëhershëm për të pastruar sasinë e alkoolit që keni marrë. Kështu, duke funksionuar vetëm për këtë gjë në veçanti, organet nuk kanë kohë të merren me detoksifikimin e lëkurës. Me pak fjalë, përshëndetini aknet përsëri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF