KreuCelebrity

“Komshia”, hiti i kësaj vere, “West Side Family” gati për të na surprizuar sërish

Kujtimet shpesh sillen ndërmend nëpërmjet këngëve ose teksteve të tyre dhe me siguri himni i kësaj vere për ju do të jetë kënga e “West Side Family” që mban titullin “Komshia”.

Pavarësisht angazhimeve të shumta të Landit, mes provave të përditshme për spektaklin “Dancing With The Stars” , projekteve sociale në të cilën është bërë pjesë, nga ana tjetër edhe të Mirit, i cili prej kohësh është zhvendosur në Gjermani, dyshja simpatike ka gjetur kohë për të punuar për një projekt të rëndësishëm muzikor që tashmë është gati dhe pritet të publikohet ditën e hënë.

Kënga do të jetë ritmike dhe me siguri nisur nga titulli do të bëhet fjalë për ndonjë histori dashuri me vajzën ngjitur shtëpisë, por për të zbuluar më tepër do të na duhet të presim edhe dy ditë.

“West Side Family” ka qenë një ndër grupet më të pëlqyera në Shqipëri në kohën kur ata ishin aktiv në muzikë. Pas një mungese paksa të gjatë, ato u rikthyen sërish më fuqishëm se kurrë me një super hit që mban titullin “Beso” dedikuar anëtarit të tyre të tretë, Dr. Florit i cili është ndarë nga jeta disa vite më parë.

Kjo këngë ishte një rinisje e mbarë, për të prodhuar edhe shumë hite të tjera që do të mbahen mend gjatë, ashtu si kurse nuk i kemi harruar ende sot këngët e tyre si “Mirëmëngjes”, “Në krahët e tua do jem” ,“Hou çike”…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF