KreuCelebrity

Një mesazh prekës nga Arilena: “Edhe një herë t’më përqafoje…”

Nëse moti gri ju ka bërë disi nostalgjikë, emocionet e kësaj të shtune i shton edhe më shumë postimi i fundit i Arilena Arës. E kemi dëgjuar shumë emrin e saj këtë periudhë, falë sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë. Por, fillimet e karrierës Arilena i ka patur që në edicionet e para të “Gjeniu i Vogël”.

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Pjesëmarrja në këtë format ka ardhur së bashku me mbështetjen e plotë të babait të këngëtares, i cili nuk jeton më. Ara ka shpërndarë një video në Instagram, ku shihet e shkëputur një pjesë nga ‘Gjeniu i Vogël’. “Pse e do kaq shumë babin ti?”, e pyet moderatorja Arilenën, që në atë moshë ishte fare e vogël. “E dua dhe kaq”, ka qenë përgjigja e saj e sinqertë, ndërsa fill pas kësaj shihet një përqafim i ngrohtë mes këngëtares dhe të atit. “Edhe një herë t’më përqafoje, babi…Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”, ka shkruar Arilena, duke prekur kështu jo vetëm ndjekësit, por edhe miqtë kolegë.

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Një mesazh i tillë na ka sjellë një version krejt ndryshe të Arilenës, e cila na ka shfaqur më së shumti vetëm synimin e saj për karrierë. Dedikim tejet emocionues, nostalgjinë e së cilit e shton edhe muzika melankolike bashkangjitur videos…

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF