Nuk kemi pse të presim 19 majin! Ja si duket fustani i nusësisë së Meghan Markle 0 2231

Tashmë nuk ka më dyshime. Dita ditës janë zbuluar detaje nga dasma mbretërore, por kur kanë mbetur dhe më pas se 14 ditë, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë dhe se si do të duket fustani i nuses, Meghan Markle. Fustani i saj ka kushtuar plot £100,000, që do të paguhen nga familja e dhëndrit dhe i përket shtëpisë së modës Ralph & Russo.

Meghan Markle nuse do të duket pak a shumë si në këtë foto.

Ndoshta mund t’ju duket sikur një fustan i tillë, kurrsesi nuk mund të kushtojë kaq shumë, por ajo do të jetë dasma e vitit dhe qindra orë dhe dhjetëra persona janë kujdesur që ta realizojnë në mënyrë perfekte çdo gjë me detaje.

Lajmi për fustanin e saj erdhi pasi Kensington Palace zbuloi detaje të reja rreth martesës, duke përfshirë atë që Harry, 33 vjeç dhe Meghan, 36 vjeç, nuk do të shkojnë muaj mjalti deri vonë në verë dhe pasi do të kryejnë angazhimin e tyre të parë publik si burrë e grua, dhe mendohet se do të jetë pikërisht data 22 maj në der të viktimave të Manchester, vitin e kaluar.

Nuk është e pazakontë që çiftet mbretërore të vonojnë muajin e mjaltit, por gjithashtu mendohet se një ndër arsye është se Meghan dëshirojë që të kalojë kohë me miqtë dhe familjen, të cilët do të udhëtojnë nga SHBA-ja dhe Kanadaja për dasmën e saj. Gjithashtu, mësohet se aktorja nuk ka zgjedhur shoqëruese nderi, për shkak se nuk nuk mund të bëjë dot diferencën mes njerëzve të saj të dashur.

Previous ArticleNext Article