KreuCelebrity

Rita ‘kryqëzohet’ nga fansat: “Video erotike po xhiron?!”

Postimet e të famshmëve shpesh bëhen objekt për komente fyese, tallëse dhe ofenduese. Iu ka ndodhur pothuajse të gjithë VIP-ave, ndërsa këtë herë ka qenë radha e Rita Orës të vihet përballë një pozite të tillë. Shkak është bërë foto e fundit e postuar nga vetë ajo, ku shihet në një pozicion paksa të çuditshëm.

https://www.instagram.com/p/BiMNNqJnJ-f/

E shtrirë në tokë, mbështetur mbi bërryla, me kokën të ngritur paksa lart, Rita ka shkruar: “Rikthim. 11 maj!”. Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën ekzaktësisht këngëtarja, por fansat kanë patur në mendje diçka krejt tjetër. “Porno po xhiron?”, ka qenë një ndër komentet, ndërsa shumë të tjerë kanë shprehur mendimin e tyre në po të njejtin aspekt. Një imazh i tillë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e Ritës, e cila ka provokuar edhe një herë rrjetin me foto të kësaj natyre.

https://www.instagram.com/p/BiYxjEZnDxN/

Hera e fundit kur e pamë Ritën në këtë përballje me komentet negative ishte dita e Pashkëve, kohë kur fansat e kritikuan për veshjen e saj prej ‘lepurushi’ seksi, simbol që shumë përdoruesve iu kujtoi ikonën e Playboy, dhe jo atë të festës përkatëse. Mos ndoshta duhet ta quajmë edhe artisten, Bad Gal Rita?!…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF