Viktor Zhusti përlotet në skenën e DWTS, surpriza emocionuese që e la pa fjalë! 0 622

Një ndër momentet më emocionuese për këdo janë çastet e paharruara që ndajmë me familjen. Kur njerëzit e shtrenjtë jetojnë larg nesh, distanca i shton edhe më shumë emocionet. Mbrëmja e djeshme, ka sjellë shumë nostalgji e mall për Viktor Zhustin, i cili ka mbetur pa fjalë nga surpriza e produksionit të DWTS.

Është ndër aktorët më të dashur shqiptarë, ndërsa vitet që kalojnë pa rreshtur na shtojnë edhe më shumë dashurinë e respektin për të si figurë. Në një moment kulminant të mbrëmjes, Zhusti është njoftuar se së bashku në sallë me të ndodheshin edhe vajza e mbesa e tij, që kishin ardhur posaçërisht nga Bostoni, për t’i dhuruar aktorit një kujtim të paharrueshëm. Artisti nuk ka mundur të shprehë fillimisht asnjë fjalë, i mbytur nga lotët, ndërsa vogëlushja i është hedhur gjyshit në qafë.

E bija e Zhustit ka shpërthyer në lot gjatë takimit me të atin, e nuk ka nevojë të themi se ky ka qenë një ndër momentet më speciale të këtij edicioni. Surpriza si këto ia vlen të shihen gjithmonë!

Previous ArticleNext Article