Çani flet pa dorashka, rrëfen çmenduritë e jetës së natës në Francë së bashku me mikeshat! 0 967

Jemi mësuar me natyrën e lirshme të Çanit, i cili na paraqitet gjithmonë si ndër të paktët personazhe pa limite. Përveçse në ‘Zonë e Lirë’, intervistat e tjera të gazetarit na kanë treguar se sa herë përmendet emri i tij, lajmet më pas vijnë pa shumë mundim. I ftuar tek ‘Xing me Ermalin’, këtë herë Çani ka folur për jetën e natës në Francë.

I lidhur ngushtë me këtë vend, ai ka rrëfyer se argëtimi në territorin francez ndryshon shumë nga këtu. “Gjithmonë kam frekuentuar vende ku jeta e natës është shumë e ndryshme se këtu, aty mund të bësh çfarë të duash dhe unë kam zgjedhur të shkojë me mikesha të miat në vende të tilla, doja të eksploroja më tepër”, ka deklaruar Çani, duke shtuar se për hir të respektit për bashkëshorten, e ka shtyrë që të mos e përfshijë këtë të fundit në aventurat në Francë.

Ndoshta, kjo është vetëm pak nga një histori e tërë, edhe pse një rrëfim i tillë tërheq shumë vëmendje. Çani mbetet Çani!

Previous ArticleNext Article