KreuCelebrity

Fundjavën e zbukuron oborri mbretëror, ja foto e parë e Princ Louise me Princeshen Charlotte!

Protagonisti i oborrit mbretëror për momentin është Princi Louis. Pritëm ardhjen e tij në jetë, qendruam edhe më tej në pritje për të mësuar emrin, e më në fund, i vogli Louis është gati të rrëmbejë vëmendjen si kurrë më parë. Faqja zyrtare e Kensington Palace ka publikur dy foto, që nuk mund të të mos impresionojnë.

Princesha Charlotte, ndër emrat më të diskutuar të familjes, ka qendruar pranë të vëllait për të dhuruar një ndër pozat më të bukura të familjes rojale. Duke i dhuruar një puthje teksa e mban pranë vetes, imazhet kanë thyer rrjetin me pëlqime e komente të pafundme. Veshur me të bardha, këto janë ndër imazhet e para publike të Louis.

Kate Middleton nuk do të jetë më aq prezente në media për disa muaj, pasi Dukesha ka nevojë për një periudhë pushimi. E tashmë, me tre fëmijë fare të vegjël, detyrat për Middleton janë rreshtuar njëra pas tjetrës. Të adhurueshëm Louis dhe Charlotte, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF