KreuCelebrity

Kim Kardashian organizon ribashkimin e maturës 1998, sa shumë yje paska pasur ajo klasë

Është një premtim që i bëjmë gjithnjë njëri-tjetrit kur gjimnazi mbaron: do të bëjmë një ribashkim pas disa vitesh. Disa prej tyre e bëjnë realitet, e ndërsa ka nxënës që pas përfundimit të shkollës, harrohet gjithçka dhe nuk duan t’ia dijnë për shokët që kanë pasur.

Pas ribashkimit me nxënësit e 9 vjeçares, Kim Kardashian tashmë është zhvendosur në Las Vegas me shoqet e gjimnazit. Bashkimi i shkollës së mesme vazhdon në Las Vegas !!!” njoftoi ajo në Instagram së bashku me një kolazh fotosh. Njëra më e bukur se tjetra. Sigurisht, duke e ditur që në festë do të ishte dhe Kimi, të gjitha vajzat kishin dhënë maksimumin e tyre për t’u dukur sa më bukur.

Ylli i “Keeping Up With Kardashian”, edhe kësaj here kishte zgjedhur të vishej në stilin e Cher, këngëtares dhe aktores së saj të preferuar. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga festa me vajzat, po e dini besojmë që “çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, prandaj na u tregua pak e kursyer me postimet.

Countdown to showtime! @kimkardashian #kimkardashian

A post shared by Kim Kardashian Snapchats ? (@kimksnapchats) on

Ready for Cher as Cher @kimkardashian #kimkardashian

A post shared by Kim Kardashian Snapchats ? (@kimksnapchats) on


Më shumë aventura nga matura e viti 1998, të lutem!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF