KreuFashion

Lëreni shiun të bjerë! Ndërkohë hidhini një sy këtij fustani pranveror të Selenës, sa fantastik është!

Sërish në qendër të vëmendjes Selena Gomez. Dhe jo, për shkak të raportit të saj me Justin Bieber. Ai i përket së shkuarës, tashmë! Këngëtarja 25-vjeçare ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme dhe duket se nuk po e përjetonte aspak atë se çfarë ka ndodhur me ish- të dashurin e saj.

Megjithatë, jemi këtu për të komentuar veshjen e saj, e cila ishte e kompletuar deri në detaje. Bukuroshja kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi, me lule, por ku nuk mungonte edhe dantella, që e bënte veshjen e saj më klasike edhe elegante. Fustanin e kombinoi me një palë shapka të zezë me takë dhe me një çantë të vogël portokalli dhe si për të plotësuar këtë kombinim perfekt, nuk kishin si të mungonin edhe syzet, të përshtatshme në një evend që mbahet në mrëmje, pa dyshim.

Lulet dhe dantella janë shumë në modë këtë sezon dhe Selena sapo na e konfirmoi. Kështu që vajza, e kuptua besojmë; nëse keni plane për të blerë fustan, atëherë në të lulet ose dantella nuk duhet të mungojnë, nëse janë të kombinuara bashkë, aq më mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF