Mëngjese si ky/ Arditi ndan momentet më të magjishme të nisjes së një të diele si duhet! 0 1446

E diela duket sikur e gjen gjithmonë Arditin në studiot e Klan, por ja që gabohemi. Dita e fundit e javës shijohet njejtë nga të gjithë, e Gjebrea nuk bën përjashtim në këtë rast. Sot, ai na ka përshkruar fundjavën ideale me vetëm dy imazhe.

Mes gjelbërimit, në ajër të pastër, buzë liqenit, peisazhi i parkut të kryeqytetit ka qenë perfekt për të nisur një të diel si duhet për Arditin. Siç edhe e kanë zakon artistët, Gjebrea ka realizuar dy foto që të bëjnë jo pak përshtypje. Me një pamje gati-gati piktoreske, muzikanti ka vendosur t’i përshëndesë kështu miqtë e tij në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

Mirëmëngjes!

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Një nisje dite të tillë do ta dëshironim të gjithë, edhe pse tashmë nuk janë të paktë ata të cilët shijojnë natyrën, duke u larguar disi nga rrëmuja e qendrës së qytetit. Kjo po që është fundjavë!

 

Previous ArticleNext Article