Ndërron jetë ish- bashkëshorti i deputetes shqiptare 0 1532

Ish- diplomati i Maqedonisë në Shqipëri, Senoll Devaja ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vëllai i tij, Shpend Devaja nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. “Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, ka shkruar Shpend Devaja.

Senoll Devaja punonte në Ministrinë e Jashtme të Maqedonishë, e ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet e vdekjes. Ai ishte ish- bashkëshorti i deputetet shqiptare Ermira Mehmeti. Ata ishin divorcuar prej vitesh, por kanë bashkë një djalë.

Previous ArticleNext Article