KreuBusull

Tronditëse! Ndahet nga jeta në moshën 18-vjeçare djali i shkrimtares së njohur shqiptare!

Një lajm që askush nuk do të dëshironte ta dëgjonte, as nga ana e publikut, as nga vetë shkrimtarja e njohur…Flutura Açka ka bërë të ditur lajmin e hidhur nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka informuar miqtë mbi vendin e mabjtjes së ceremonisë mortore e shumëçka tjetër. Fjalët e përzgjedhura nga autorja janë ndër më prekëset, mbushur me dhimbje e hidhërim të thellë.

Siç bën me dije vetë Açka, Jerini vuante nga një sëmundje shumë e rrallë nga e cila kishte vuajtur së fundmi. “Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera, Flutura. Jerin van den Brink ishte i vetmi djalë i shkrimtares, e largimi i tij i parakohshëm nga jeta erdhi në moshën 18-vjeçare.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella, ju ftojmë të lexoni edhe shkrimin e Açkës të publikuar pak minuta më parë…

“Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF