KreuCelebrity

Detaji në foton zyrtare të princ Louis, që ne e bëjmë shpesh me motrat dhe vëllezërit tanë!

Dje, Kensington Palace publikoi foton zyrtare të princ Louis dhe në njërën prej tyre ishte dhe motra e madhe, princesha Charlotte. Princ George nuk ishte gjëkundi, por megjithatë familja mbretërore ishte kujdesur që në foto të ishte ai, ndonëse jo fizikisht.

Një detaj shumë i bukur që jo të gjithë e kanë vërë re. Princesha Charlotte mban veshur të njëjtën triko që Princ George kishte në portetin zyrtar të mbretëreshës Elisabeth me nipërit dhe mbesat e saj. Një triko që ngjan shumë mashkullore teksa e ka veshur princi, por që duket kaq bukur edhe te princesha.

Por, Charlotte nuk është e vetmja që ka veshur rroba të dorës së dytë në portretin zyrtar. Princ Louis ka veshur kostumin e bardhë, të motrës së tij të madhe. Një zgjedhje shumë e bukur kjo e familjes mbretërore, për të cilën duhet vlerësuar.  Princ  Louis erdhi në jetë më 23 prill. Me lindjen e tij, statusi i Kate ndryshoi rrënjësisht. Ajo nuk është më Dukeshë, por ka marrë titullin princeshë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF