KreuCelebrity

Khloe Kardashian fotografohet për herë të parë me vajzën e sapolindur!

Khole Kardashian është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti i saj, Tristan Thompson, në ditët e fundit të shtatzënisë. Basketbollisti u shndërrua në personin më të urryer brenda pak kohësh, pasi u filmua në shoqërinë e dy vajzave misterioze duke u puthur dhe përqafuar me to. Por pavarësisht kësaj, Khloe  ndoqi zemrën dhe zgjodhi ta falte Tristan.

Ylli i “Keeping Up With Kardashian” është bërë nënë për herë të parë dhe ndryshe nga motrat e saj, ka preferuar që të mos e prezantojë vajzën e vogël të quajtur True, me mediat. Mirëpo ajo nuk u ka shpëtuar paparacëve, të cilët e kanë filmuar teksa po shëtiste me karrocë parkun e Ohio.

Khole dukej shumë në formë, e veshur e tëra me të zeza, sport. Bukuroshja ishte e shoqëruar nga dadoja, por ndërkohë nuk e kishte aspak problem që të lejonte kalimtarë të që shihnin beben.

Motrat Kardashian janë bërë nënë brenda një harku kohor shumë të shkurtër. Ishte Kim Kardashian që solli e para në jetë, Chi nëpërmjet një nëne surrogate, më pas Kylie Jenner me Stormi dhe më pas Khole me True.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF