KreuFashion

Koha e xhaketave! Si të visheni me stil në një kohë kur s’është as ftohtë dhe as vapë

Të gjithë nisëm të “ankoheshim” sepse na u duk sikur vera erdhi më shpejt nga sa e prisnim.

Dielli  pushtoi të gjithë vendin dhe shumë prej nesh kishim nisur plazhin. Por me atë vrull që dielli erdhi, ashtu edhe iku. Prej mëse një jave, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe moti është karakterizuar nga vranësirat ku nuk kanë munguar edhe reshjet e shiu.

Në këtë kohë, që nuk është shumë nxehtë dhe jo shumë ftohtë, një xhaketë është e përsosur.  Serioze ose sportive, nuk është e rëndësishme, por gjatë kësaj periudhe ajo nuk duhet të mungojë në veshjen tuaj. Ndoshta mund të dilni herët në mëngjes ose të ktheheni në mbrëmje vonë në shtëpi, kështu që xhaketa është një shpëtim në raste të tilla.

Më poshtë do t’ju japim disa ide se si t’i kombinoni, që të dukeni sa më bukur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF