KreuFashion

Ndodh në Tiranë! Trajnim për metodën Microblading, nga mjeshtrja Vjosa Metaj Cena!

Vetulla perfekte, të mirë-konturuara, të plotësuara aq sa të tërheqin mjaftueshëm vëmendje…

A nuk ju vjen në mendje vetëm një emër? Vjosa Metaj Cena, mjeshtrja e metodës Microblading, hap dyert për trajnimin në Tiranë e të gjithë të apasionuarve pas grimit, e jo vetëm! Metoda më e kërkuar nga personazhet e famshëm, por edhe plot vajza që kujdesen me detaje për pamjen e tyre, tashmë vjen si një eksperiencë e prekshme nga të gjithë të interesuarit, që kërkojnë të profesionalizohen në këtë fushë kaq specifike.

Trajnimi do të fokusohet tek mësimi i rregullimit të formës paraprake të vetullës, për një dukje sa më natyrale dhe estetike. Pjesëmarrësit në trajnim nuk do të përfitojnë vetëm eksperiencën, por edhe setin profesional Premium Kit, të pajisur me mjetet dhe pigmentet e nevojshme për Microblading, e përpos kësaj, do të kenë edhe plot benefite të tjera, si: e drejta për t’u regjistruar në aplikacionin Craft (i themeluar nga Akademia Phibrows, që i ofron studentëve edukim dhe përkrahje online). Një mundësi e tillë përfitohet për plot 6 muaj, në mbështetje të plotë të Vjosa Metaj Cena, e duke marrë në konsideratë rezultatet paraprake të secilit student, këta të fundit do të pajisen në përfundim të procesit jo vetëm me certifikatën e pjesëmarrjes, por edhe me Certifikatën për Phibrows Artist. Me pak fjalë, gjithçka në një trajnim të vetëm! Pse të mos mendohemi dy herë për t’u regjistruar?

Fillimisht, kjo është një mundësi e artë për t’u profilizuar në një fushë tejet specifike, që po kërkohet gjithnjë e më shumë brenda dhe jashtë vendit. Për më tepër, eksperienca të mëparshme në fushën e estetikës nuk janë aspak të nevojshme. Me pak fjalë, mund ta bëjë kushdo, edhe nga shtëpia! Por, ajo çfarë ka vërtetë rëndësi, është emri drejtues i trajnimit. Vjosa Metaj Cena, e njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, ka vendosur vulën e përdorimit mëse profesional të Microblading.

Me një eksperiencë jo të shkurtër në fushën e grimit në Londër, për t’u kthyer më pas në më të kërkuarën në Prishtinë, Shkup e Tiranë, bashkëpunimet e mjeshtres së make up-it e Microblading me Europën janë të pandërprera. Talentit dhe profesionalizmit të Vjosës i ka kushtuar një artikull të veçantë edhe Daily Mail, duke ekspozuar kështu në sytë e gjithë botës punën e grimieres (kryesisht) në metodën Microblading.

Personazhet më në zë e më të ndjekur shqiptarë i janë drejtuar dyerve të”Angel Studio” për të perfeksionuar edhe më tej pamjen e tyre. Lori Hoxha, Tuna Sejdi, Enada At’Nikolla, Soni Malaj, Vesa, Luma, Kida, Morena Taraku, Luana Vjollca janë vetëm disa nga të famshmet që i kanë besuar Vjosa Metaj Cena për t’i dhënë një tjetër prekje paraqitjes.

Të apasionuara pas ideales, Microblading është më e kërkuara nga shumica e femrave. Duke qenë se gjithçka punohet mbi vetullën natyrale, origjinaliteti është risia e kësaj metode korrigjuese. Punimi bazohet tek plotësimi dhe formimi i vetullës nëpërmjet fijeve tatuazh të pikturuara me profesionalizëm, në trajtë të njejtë me fijen paraprake. Një metodë që zgjat deri në 90 ditë, e që ka bërë shumë vajza për vete, falë një tjetër risie që sjell: edhe pse e përfshirë në familjen e tatuazhit, gjithçka arrihet të përshtatet në mënyrë perfekte me ngjyrën e flokëve dhe të lëkurës. Me pak fjalë, askush nuk do ta vërejë punimin e bërë!

Përkushtimi ndaj këtyre detajeve nuk është një aspekt që ju intereson vetëm estetistëve; përkundrazi! Piktorët, tatuazhistët, e çdokush që është i apasionuar pas përkujdesjes ndaj vetullave mund të bëhet pjesë e trajnimit, pa u menduar më gjatë. Mjafton të nxitoni për regjistrim, në mënyrë që të rezervoni vendin tuaj, pasi koha nuk premton për shumë gjatë.

Dhe mundësinë e artë, e keni vetëm një kontakt larg: 00383 44 247 345. Ç’prisni akoma?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF