Urim më të bukur për ditëlindje si ky i Xhemit për Arbanën, nuk kishim parë! 0 3629

Miqësia e saj me Arbana Osmanin vijon prej vitesh. “Friendship goals” do të ishte fjala e duhur që do të përkufizonte shoqërinë e tyre. Pak javë më parë, Arbana i kishte përgatitur Xhemit një surprizë shumë të bukur në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ku si asnjëherë tjetër pamë bukuroshen e përlotur.



Por sot janë ndërruar rolet. Moderatorja e dashur e shqiptarëve, feston ditëlindjen dhe Xhemi ka zgjedhur që t’i bëj një urim shumë të veçantë. Nuk është nga ato dedikime që janë shumë të gjatë, me fjalë shumë të bukura, poetike. Pak  dhe saktë! “Nuk ka tjetër si ty”, ka shkruar Xhemi mbi foton e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Arbana teksa mban në duar një krokodil të vogël.

Xhemi dhe Arbana ja dy mikesha që nuk ia kursejnë fjalët e mira njëra-tjetrës dhe sigurisht në një ditë si kjo e prisnim një urim publik nga moderatorja e “Portokalli”. Jemi në pritje të fotove të tjera, pasi nuk mendojmë se vajzat do të ndalen me kaq.

Previous ArticleNext Article