KreuCelebrity

Kur kostumi zhvishet për ditëlindje/ Balla feston 45-vjetorin në mënyrën më origjinale!

T’i bësh dhuratë vetes për ditëlindje? Është krejtësisht e mundur, sidomos kur e di fare mirë se çfarë do. Ndodh që edhe njeriu më i afërt i zemrës të mos godasë në shenjë kur vjen puna tek surpriza për datën më speciale të vitit. Duket se Sokol Balla ka zgjedhur të festojë në mënyrë mjaft origjinale për 45-vjetorin e tij.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim shpesh nën petkun e paraqitjes prej gazetari serioz, jashtë studiove televizive Balla ka treguar se ka edhe një pjesë të tij që nuk e njihim pothuajse aspak. Për shembull, e mbani mend sa na surprizoi me tatuazhet e ekspozuara në krah tek “Guximtarët”?  Këtë herë, gazetari ka treguar se është fans i grupit U2, për hir të të cilëve ka udhëtuar deri në Kaliforni, për të ndjekur nga afër një koncert të tyre. Me sa kuptohet, Balla ka qenë i vetëm duke shijuar tingujt e muzikës së U2 ose të paktën kjo përshtypje krijohet nga videot e fotot e ndara në Instagram.

Një 45-vjetor më origjinal se kaq, vështirë se mund t’i urojë dikush vetes. Zgjedhje e veçantë, që na e shfaq Ballën në një tjetër këndvështrim!

https://www.instagram.com/p/BihQImqAd5Q/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF