KreuCelebrity

Përplasje mes Spiros dhe Manushit në studio, çfarë ndodhi mes dy moderatorëve?!

Pjesëmarrja e femrave në botën e sportit ka lënë shumë herë vend për debate e komente. Moderatoret sportive shpesh janë vënë në pikëpyetje nëse shërbejnë vetëm për show apo përpos imazhit, spikat edhe aftësia e tyre në drejtimin e të tilla formateve. Këtë herë, Viola Spiro ka qenë e ftuar në panelin e ‘Proçesi Sportiv’, por duket se diçka tjetër e ka irrituar këtë të fundit.

Për të lançuar publicitetin, Manushi ka ftuar një nga vajzat në studio për të kaluar në hapësirën e reklamave. Pasi vajza në fjalë ka përfunduar, komenti i Manushit ka qenë ky: “Po që e bëre mirë ti!” Ka qenë kjo frazë që ka shkaktuat jo pak tension në studio, pasi Viola i është kthyer kolegut disi me tone të ashpra. “E ovjektivizove shumë femrën, Manush”, është shprehur Viola, e cila ka shpjeguar se vajzat në emisionet sportive nuk janë thjesht për show.

Nuk është kjo hera e parë që shohim të tilla përplasje, e duhet theksuar se moderatoret po e ngrenë gjithnjë e më shumë zërin për të ndryshuar këtë opinion. Po ju, mendoni se Manushi e ka ekzagjeruar?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF