E mesme e artë?! Jonida, JLo, Elvana, Ilda thonë Po… 0 1130

As të shkurtra, as të gjata!

Ky duket se do të jetë trendi më i ri i flokëve, të cilin e kemi parë së fundmi tek vajzat e showbiz-it shqiptar, por jo vetëm.  Me vizë në mes, ose anash, të drejta, ose me onde të çrregullta, flokët të paktën për këtë verë, le t’i mbajmë në një gjatësi mesatare, sigurisht e mesmja është gjithmonë e artë.

Kjo ide na u përforcua akoma më shumë, teksa pamë dje Jennifer Lopez ( pas së cilës qëndron një duzinë stilistësh dhe parukierësh), e cila u shfaq në Met Gala me një prerje flokësh deri tek supet, të krehura drejt dhe me vizë në mes. A nuk shkëlqeu?!

Po ashtu, po kaq bukur ky model flokësh i rri edhe Elvanës Gjatës, Jonida Maliqit, Lori Hoshës, Morena Tarakut, Ilda Bejlerit dhe shumë bukuroshe të tjera të showbiz-it shqiptar, të cilat kanë zgjedhur të vijnë këtë sezon me këtë trend flokësh, që për hir të së vërtetës, të tregon më të freskët, më të re dhe duket kaq komod!

 

Previous ArticleNext Article