KreuArt

Fitorja e 3-fishtë e Eugent Bushpepës! 

Tashmë është zyrtare, Shqipëria u kualifikua për në finalen e Eurovizion!

Në fakt pritej, por nuk mund ta mohojmë që shumë prej nesh ishin me ‘zemër në dorë’, kur nëpërmjet suspancave moderatoret e Eurosong, lexonin emrat e vendeve që kualifikoheshin për në finale. Nuk mund t’i mungonte kurrsesi finales së madhe një konkurent fenomenal si Eugent Bushpepa.

I cilësuar si zëri më i mirë mashkullor i këtij edicioni, Bushpepa është konkurrenti i dytë më i komentuar në faqen zyrtare të Eurosong, madje shumica e komenteve janë nga shtetas të huaj, të cilët janë mahnitur me zërin e tij. Por, Eugenti nuk vlen vetëm si këngëtar që dallon për potencën, ngjyrën e zërit, diapazonin, sepse këto ishin të qarta si drita e diellit. Shumëpak mund ta dinë që ai është edhe kompozitori dhe tekstshkruesi i këngës “Mall”, çka e bën Bushpepën një artist multidimensional.

Shqipëria ka patur këngëtarë shumë të mirë që na kanë përfaqësuar vitet e kaluara në Eurovizion, por Bushpepa është i vetmi i cili konkuron me një krijim qe e ka ‘gatuar’ ai vetë nga fillimi në fund. Ndaj le ta quajmë një fitore të 3-fishtë këtë për Eugentin, fitore kjo e cila së pari është e tij, e mandej e jona, e Shqipërisë së vogël gjeografikisht, por kaq të madhe artistikisht!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF