KreuCelebrity

Artistja shqiptare në listën e më të pasurve në Angli, ‘garë’ edhe me ish-të dashurin

Sa herë flasim për sukses, menjëherë e përkthejmë fjalën edhe në vlerë monetare. Ndonëse jo domosdoshmërisht me shifra ekzakte, e kemi parasysh pak a shumë se fama i ka sjellë plot përfitime në para një artisti apo një tjetri. Lajme të mira na vijnë nga Rita Ora në këtë drejtim, e cila ka sjellë një tjetër arritje.

Sipas Sunday Times, Rita ka hedhur një hap më tej, duke u renditur (ndonëse e fundit) në listën e këngëtarëve me më shumë të ardhura në Angli dhe Irlandë, me një pasuri nën 30 milion paund. Ora aktualisht zë vendin e njëmbëdhjetë, me 16 milion paund. Në të njejtën listë bëjnë pjesë edhe Jessie J, Ed Sheeran, madje dhe Kalvin Harris, ish-i dashuri i Ritës. Edhe pse nën etiketimin ‘new entry’, nuk  është e pakët kjo arritje e këngëtares.

Rita vijon të shijojë sukseset në muzikë, ashtu sikurse po merr jo pak famë edhe në fushën e kinematografisë që pas ‘Fifty Shades’. Një ‘urra’ për Ritën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF