KreuCelebrity

Na pëlqenin shumë si çift, por ata sapo i dhanë fund lidhjes!

Pas një lidhje 2-vjeçare çifti i dashur i showbiz-it botëror, duket se i kanë dhënë fund. Ariana Grande dhe Mac Miller nuk do të jenë më bashkë dhe arsyeja është axhenda tejet e ngjeshur, ku karriera zinte pjesën më të madhe të kohës për të dy.

Lajmi është bërë i ditur nga People, dhe sipas burimeve ata e kanë ende shumë për zemër njëri-tjetrin dhe pavarësisht ndarjes, do të mbeten miq shumë të mirë. Dalja e parë publike e Grande dhe Miller ka qenë në Shtator të vitit 2016, ndërsa dalja e tyre e fundit në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qenë në Coachella.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF