Ngjyrë çokollatë enkas për verën? Ja si të arrini nuancën perfekte të trupit! 0 1077

Na duhet ta pranojmë që përpos formave fizike, çfarë kërkojmë të arrijmë me ardhjen e verës është edhe nxirja e lëkurës nga dielli. Rrezikojmë të marrim fillimisht ngjyrë të kuqërremtë, por kjo mund të eleminohet fare lehtë nëse ndjekim hapat e duhur. Sepse, të gjithë e dëshirojmë nuancën e çokollatës ditëve të nxehta!

Kombinimi me të bardha, veshja e minifundeve, zbulimi i dekoltesë, ekspozimi i shpatullave kërkojnë një trajtim si duhet të lëkurës, e kjo nuk mund të arrihet më mirë e më natyrshëm se sa nga rrezet e diellit. Duhet treguar kujdes për detajet, pasi jo çdo metodë çon në rezultatet e dëshiruara. Mos harroni: nëse përdorni vetëm krem kundër djegies juk do të arrini asgjë nga ato që keni ëndërruar gjatë vitit.

Kështu, mjafton të merrni parasysh këshillat e mëposhtme, për të përftuar nuancën e dëshiruar këtë verë. Dhe po, janë më të lehta nga se e imagjinoni…

1. Zgjidhni një krem ose vaj me nivel të ulët mbrojtje
2. Nëse nuk preferoni produktet e gatshme, zgjidhni vajërat natyralë, si: vaj ulliri, vaj luledielli, vaj susami, vaj lajthie, vaj avokado, vaj arëkokosi
3. Ndërroni pozicion herë pas here teksa ekspozoheni në diell
4. Pozicionohuni përballë rrezeve të diellit
5. Bëni banjo dielli mes orës 10 deri në 16
6. Përpiquni të zbërtheni aq sa mundeni nga kostumi i banjos, në mënyrë që të arrini nxirjen e plotë
7. Përdorni një peshqir ose copë me ngjyrë reflektive, kur të shtriheni në rërë për të shijuar rrezet e diellit
8. Mos neglizhoni përdorimin e dyshekëve të ujit
9. Riaplikoni vajin çdo dy orë ose pas çdo kontakti me ujin
10. Pas nxirjes, përdorni krem ose çdo lloj locioni me bazë aloevera për lëkurën

Previous ArticleNext Article