Një tjetër lajm i shumëpritur, për çfarë duhet të përgatiten aplikuesit e Lotarisë Amerikane? 0 1466

Aplikantët tashmë janë sy e veshë për të mësuar më shumë lidhur me Lotarinë Amerikane. Java e parë e majit tashmë ka kaluar dhe data për marrjen e përgjigjes është më pranë se kurrë. Faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Facebook nuk ka mbetur pa një reagim.

Ambasada ka njoftuar se e marta do të jetë mundësia e artë për të gjithë aplikantët. “Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”, ka qenë ky njoftimi, i shkruar në shqip dhe anglisht. Proçesi i aplikimit pati disa nderlikime, për shkak të dyndjes së përdoruesve në rrjet. Tashmë, të interesuarit mbetet vetëm të presin mesditën e së martës.

Njoftime të mëvonshme do t’i bashkangjiten informacionit nëse aplikanti është apo jo fitues. Si gjithmonë, çdo e re publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës.

Previous ArticleNext Article