KreuCelebrity

Të zeza, të kuq e plot klas, Linda Rama një ndër protagonistet në mbrëmjen e Fllokos!

Ceremonia e promovimit të “Kërcim në bosh” mblodhi në një ambient të vetëm shumë emra të njohur shqiptarë. Nga artistë të rinj si Arilena Ara, e deri tek figura jashtë botës së artit, mbrëmja i është përshtatur atmosferës së krijuar me rastin e një eventi kaq të veçantë. Ndër të ftuarit dalloi edhe Linda Rama, e cila tërhoqi jo pak vëmendje me prezencën e saj.

Duke qenë se eleganca shpesh përshtatet me të zezën, Rama i ka qendruar besnike kësaj ngjyre për një paraqitje dinjitoze gjatë promovimit të librit me poezi. Përzgjedhja e të kuqit të buzëve i ka shtuar edhe më shumë klasin look-ut të bashkëshortes së kryeministrit, ndërsa nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen kujdesi i treguar ndaj aksesorëve. Dy unaza të ndërthura me të zezë e nuancë të artë kanë përcjellë edhe më tepër veçanti në  veshjen e Ramës, duke ‘thyer’ disi kufijtë e klasikes, e duke na sjellë një version më modern të saj.

Rama duket se ka shijuar çdo moment të mbrëmjes, teksa është fotografuar e buzëqeshur edhe krah Timo Fllokos. Paraqitje interesante, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF